Foto: Shutterstock
Në Mal të Zi, gjatë muajit prill, në akomodimin kolektiv u regjistruan 107,94 mijë ardhje dhe 278,9 mijë netqëndrime të turistëve, tregojnë të dhënat paraprake të Monstat-it.
“Nga numri i përgjithshëm i netqëndrimeve në akomodimin kolektiv, 86,3 për qind u realizuan nga turistët e huaj, ndërsa 13,7 për qind nga turistët vendas”, thuhet në njoftim.
Sipas strukturës së netqëndrimeve sipas llojit të vendeve turistike në prill, më së shumti netqëndrime u realizuan në zonat bregdetare me 86,6 për qind, në kryeqytet 8,5 për qind, në vendet e tjera 3,3 për qind dhe në zonat malore 1,6 për qind.
Objektet e akomodimit kolektiv përfshijnë hotele, pansione, motele, vendbanime turistike, qendra pushimi, hostele dhe kampe, ndërsa nuk përfshijnë akomodimin individual, të ashtuquajturin privat – akomodimin në shtëpi dhe dhoma me qira, si dhe në apartamente turistike.










