KRIVOKAPIQ VIZITË ZYRTARE NË SLLOVENI

Në kuadër të vizitës së parë bilaterale në Slloveni, Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq u takua me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë Janez Jansha. Kryeministri KrivokapiQ informoi bashkëbiseduesin e tij për mundësitë aktuale për forcimin e institucioneve të sistemit në mënyrë që t’i përgjigjet në mënyrë efektive nevojave të procesit të anëtarësimit. Ai gjithashtu informoi Kryeministrin Jansha në lidhje me rezultatet e sondazhit të fundit të opinionit publik, i cili tregoi se deri në 75% të popullsisë malazeze mbështet anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, falënderoi Kryeministrin për vizitën e tij dhe tha se ai është shumë i inkurajuar nga mbështetja e opinionit publik për integrimin evropian të Malit të Zi. Ai ftoi Kryeministrin Krivokapiq në Samitin e BE të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në tetor. Jansha theksoi se  pret të intensifikojë bashkëpunimin në të ardhmen. Në takim u vlerësua se bashkëpunimi brenda NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare është një shembull i komunikimit të mirë ndërshtetëror.

SHARE