TRUMP: TEHERANI NË KOLAPS, DUAN QË SHBA TË HAPË NGUSHTICËN

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ndodhet në një “gjendje kolapsi”, duke shtuar se regjimi iranian po kërkon që SHBA të hapë sa më shpejt Ngushticës së Hormuzit.

Sipas Trump, kërkesa vjen në një moment kur udhëheqja iraniane po përpiqet të “zgjidhë situatën e saj të brendshme drejtuese”.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si Irani e ka komunikuar këtë mesazh dhe kush është përgjegjës për të.

Këto deklarata vijnë në vijim të pretendimeve të përsëritura të Trump se regjimi në Iran është i përçarë dhe i ndarë mes fraksioneve të vijës së ashpër dhe atyre më moderuar, pretendime që janë mohuar vazhdimisht nga zyrtarët iranianë.

Megjithatë, shqetësime për strukturën e paqartë të komandës në Iran janë ngritur edhe nga analistë të tjerë, veçanërisht pas vrasjes së një pjese të konsiderueshme të udhëheqjes gjatë konfliktit.

Analisti ushtarak Michael Clarke vlerëson se udhëheqësit e mëparshëm klerikë mund të jenë zëvendësuar tashmë nga figura ushtarake.

“Shtresa e fortë ushtarake jo ushtria zyrtare tani duket se është realisht në kontroll,” tha ai.

SHARE