Foto: Ilustrim
Nga nesër në Mal të Zi do të hyjnë në fuqi çmime të reja të karburanteve.
Litri i Eurosuper 98 do të shtrenjtohet për pesë centë dhe do të kushtojë 1,61 euro (pa uljen e akcizës 1,77 euro), ndërsa çmimi i Eurosuper 95 do të rritet për katër centë dhe do të jetë 1,57 euro (pa uljen e akcizës 1,74 euro), njoftuan nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Eurodizeli do të lirohet për një cent dhe çmimi i tij do të jetë 1,68 euro (pa uljen e akcizës 1,84 euro).
Çmimi i vajit për ngrohje gjithashtu do të ulet për një cent dhe do të kushtojë 1,78 euro.
“Përllogaritja e çmimeve është bërë në përputhje me Vendimin e ri për uljen e shumës së akcizës për qarkullimin e benzinës pa plumb dhe vajrave të gazit, sipas të cilit shuma e akcizës është:
- për benzinën pa plumb 412 euro për 1000 litra (0,412 euro për litër),
- për vajrat e gazit që përdoren si karburant motorik, 308 euro për 1000 litra (0,308 euro për litër)”, thanë nga Ministria.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi” dhe do të zbatohet deri më 26 maj 2026.
“Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën e përllogaritjes së çmimeve maksimale me pakicë të llojeve të caktuara të derivateve të naftës, e cila hyri në fuqi më 24 mars 2026, përllogaritja e radhës do të bëhet më 4 maj 2026, ndërsa çmimet eventualisht të ndryshuara do të vlejnë nga 5 maji 2026”, thuhet në njoftim.










