KORONAVIRUSI INFEKTOI 80% TË BE / ‘QEVERITË TË RRISIN IMUNIZIMIN TE FËMIJËT’

Përhapja e koronavirusit me shpejtësi në të gjithë botën, në harkun kohorë të 2 viteve, vlerësohet se ka infektuar 60 deri në 80 përqind të popullësië së Bashkimit Europian, deklaroi Komisioni Europian. Mirëpo, kjo pandemi duke iu referuar situatës në BE, në 3 muajt e fundit ka pësuar një qetësim, ku numri i infektimeve dhe i viktimave prej saj ka qenë në ulje nga dita në ditë. “Vlerësohet se midis 60 për qind deri në 80 për qind e popullsisë së BE-së ka pasur deri tani COVID,” tha komisionerja e shëndetësisë e BE-së Stella Kyriakides në një konferencë shtypi të mërkurën. Në përgatitjen për këtë fazë më pak akute, qeveritë e Bashkimit Evropian duhet të rrisin imunizimet e fëmijëve kundër COVID-19, shpjegon organi ekzekutiv i bllokut, duke sinjalizuar se po shqyrtonte planet për të zhvilluar antiviralë. Nga ana tjetër, në një raport të përpiluar nga Agjencia e shëndetit publik të BE, rastet e infektimeve të cilat janë raportuar, përbënin 30 përqind të popullësisë europaine. Mirëpo, nëse do llogariten edhe rastet e paraportuara, atëherë rastet mund të jenë deri në 350 milionë, rreth 77 për qind e popullsisë evropiane. Kohët e fundit, situata pandemike është përmirësuar ndjeshëm, kjo për shkak të rënies së numrit të rasteve të infektimit, viktimave por edhe për shkak të vaksinimit masiv. Si pasojë, tendeca për tu testuar, ka pësuar një rënie drasike kohët e fundit. Vec kësaj, shumica e vendeve europiane i kanë hequr rregullat e udhëtimit, nuk kërkohët më vaksinë, por as tampon, gjatë procedurave për kalimin e kufirit.

SHARE