Sipas të dhënave zyrtare paraprake të publikuara nga komisioni qendror i zgjedhjeve (kqz), partia socialiste e shqipërisë (ps) ka fituar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 25 prill, duke fituar mandatin e tretë qeverisës. Në të gjithë vendin ka përfunduar procesi i numërimit të votave për partitë politike për të gjithë 5.199 qendrat e votimit, ndërkohë partia në pushtet, e drejtuar nga kryeministri edi rama, ka fituar 48,68 për qind, duke siguruar 74 mandate nga 140 deputetë që ka kuvendi i shqipërisë. Në vend të dytë renditet koalicioni i udhëhequr nga partia më e madhe opozitare, partia demokratike e shqipërisë (pd), me 39,43 për qind të votave, duke fituar 59 mandate. Partia tjetër opozitare, lëvizja socialiste për integrim (lsi), renditet në vend të tretë me 6,81 për qind, duke siguruar 4 mandate. Ndërkohë, 3 mandate i ka fituar edhe partia socialdemokrate (psd), cila ka konkurruar më vete, duke marrë në rang vendi 2,25 për qind të votave. Në vend vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, që do të përcaktojë renditjen përfundimtare të listës së deputetëve të ardhshëm. Në shqipëri është hera e parë që një parti politike fiton mandatin e tretë qeverisës radhazi që nga viti 1991 pas përmbysjes së regjimit komunist.