KRIVOKAPIQ: QEVERIA DO TË ZGJASË KATËR VITE

Kuvendi do të diskutojë shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vlladimir Leposaviq, kur të vijë koha, tha Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, duke deklaruar se nuk është çështje e riorganizimit të Qeverisë nëse një ministër largohet. Duke iu përgjigjur një pyetje të PDS-së, Kryeministri tha se Qeveria do të zgjasë për katër vite, sepse ajo u zgjodh nga populli. “Vullneti elektoral dhe mënyra e ndryshimit të vullnetit zgjedhor, të cilin ju keni ditur ta bëni me shumë shkathtësi, dhe që quhet ekskluzivisht korrupsion politik, është diçka që nuk mund të ndodhë kësaj radhe. Jo nën presion të ndokujt, as sipas qëndrimeve që po paraqitni tani,” tha Krivokapiq. Në orën e kryeministrit u fol edhe për shumë çeshtje të tjera si: mbi hartimin e një strategji të re të energjisë, mbi vendimi për shtetësinë e Malit të Zi, rreth buxhetit, ekonomisë, etj.

SHARE