QEVERIA KA MIRATUAR VENDIMIN PËR SHPËRBËRJEN E KUVENDIT TË KOMUNËS SË SHAVNIKUT DHE ANDRIJEVICËS

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka miratuar Vendimin për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës së Andrijevicës dhe Vendimin për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës së Shavnikut.

“Nuk është qëllimi i Administratës Publike e as i Qeverisë së Malit të Zi që t’u marrë punë komunave, por nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin”, tha ministri Dukaj.

Ai ka thënë se u kanë dërguar disa apele komunave të Shavnikut dhe Andrijevicës.

“Ne kemi dërguar disa herë apele, kemi tërhequr vëmendjen dhe me siguri të gjithë do të pajtohen që gjendja në këto komuna është e paqëndrueshme”, tha Dukaj.

Ai theksoi se Budva nuk i ka përmbushur obligimet e saj dhe kështu ka shkurtuar mandatin e saj.

“Andrijevica as që ka tentuar ta zbatojë vendimin e Qeverisë ndërsa Shavniku nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet në përputhje me ligjin. Ata vetëm kanë zgjatur planin strategjik dhe nuk kanë miratuar një të ri”, tha Dukaj.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, siç tha ai në konferencën për media pas seancës së Qeverisë, nuk ka marrë vendim sipas vendimeve të KSHZ-së, përkatësisht vendim për përsëritjen e zgjedhjeve.

I pyetur se sa komisionerë do të shkojnë në këto dy komuna dhe a janë emëruar ata, Dukaj tha se do të vazhdojë praktikën e mëparshme dhe se do të jenë 7 përfaqësues.

“Ne kemi ndjekur praktikën që ka qenë më parë, në vitin 2022 kemi bërë të njëjtën gjë për Budvën kur kemi vendosur administratën e detyruar për Tivatin, kemi pasur shtatë komisionerë. Dhe tani do të jetë kështu, do të kemi shtatë përfaqësues”, tha Dukaj.

SHARE