GJEKA: MALI I ZI E SHEH KOSOVËN NË KËSHILLIN E EVROPËS

Vendimi politik i Këshillit të Evropës është i qartë – Kosova është shtet sovran, tha ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka.

Siç tha ai, atë vendim e ka marrë edhe Mali i Zi 15 vjet më parë, por “duket se këtë nuk e kanë kuptuar disa në koalicionin qeverisës”.

“Vota e lideres të delegacionit tonë në atë institucion evropian jo vetëm që është kundër marrëveshjes së koalicionit, por kërcënon drejtpërdrejt edhe marrjen e IBAR-it. Partia Demokratike dhe unë si lider i saj dhe anëtar i koalicionit qeverisës e vlerësojmë këtë veprim si të dëmshëm dhe të rrezikshëm për integrimin evropian të Malit të Zi”, tha Gjeka.

Ai thotë se presin që anëtarët e tjerë të koalicionit të marrin një vendim të qartë për këtë lëvizje dhe “ne do të vendosim në përputhje me rrethanat”.

SHARE