IZRAEL, VAZHDOJNË PROTESTAT: RRËZIMI I REFORMËS, DO TA BESOJMË KUR TA SHOHIM

Israelis wave national flags during protest against plans by Prime Minister Benjamin Netanyahu's new government to overhaul the judicial system, outside the Knesset, Israel's parliament, in Jerusalem, Monday, Feb. 13, 2023. Thousands of Israelis protested outside the country's parliament on Monday ahead of a preliminary vote on a bill that would give politicians greater power over appointing judges, part of a judicial overhaul proposed by Prime Minister Benjamin Netanyahu's government. (AP Photo/Ohad Zwigenberg)

Edhe pse kryeministri Beniamin Netaniahu u tërhoq përballë presionit popullor dhe vendosi ta shtyjë vendimin për ndryshime në sistemin e drejtësisë, protestat në Izrael vazhdojnë.

Tubuesit thonë se nuk mjafton një ngrirje e përkohshme e planeve, dhe se demonstratat mbarëkombëtare nuk do të reshtin, e madje do të forcohen deri anulimin e plotë të reformës në parlamentin e vendit, Knesset.

Pas disa javë protestash, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi ndalimin  për momentin të reformës në sistemin e drejtësisë, duke deklaruar se “ndodhemi në mesin e një krize, që rrezikon unitetin tonë themelor”. 

Ai paralajmëroi mbi rrezikun e një lufte civile, për të cilën tha se kurrsesi nuk duhet të ndodhë. Dhjetëra mijëra vetë në Izrael protestuan kundër planeve të kontestuar të qeverisë për reformën në drejtësi.

Si pasojë e një greve të përgjithshme në Izrael u pezulluan shumë fluturime. Të prekur ishin me mijëra udhëtarë.

Shoqata e Përgjithshme e Sindikatave në Izrael bëri thirrje për grevë të përgjithshme “për të ndalur këtë çmenduri të qeverisë”. Jo vetëm aeroportet, por edhe qendrat tregtare dhe universitetet qëndruan të mbyllura. Edhe kompanitë teknologjike “Start-up”, lokomotiva e ekonomisë izraelite, iu bashkuan grevës si edhe ambasadat izraelite në botë, ndërsa spitalet punuan me staf të reduktuar

. Tensionet u rritën ndjeshëm pasi Netaniahu shkarkoi nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant për shkak se u tregua kritik ndaj reformës.

SHARE