ANTIBIOTIKËT NUK NDIHMOJNË ME GRIPIN DHE VIRUSIN COVID

Virusi Covid ndryshon, kështu që është e vështirë të dallojmë nëse kollitemi nga ai apo nga gripi, tha pneumologia Dr. Dubravka Lopiçiq Mirkoviq në TVMZ.

Ajo theksoi se antibiotikët nuk i ndihmojnë pacientët në luftën kundër Covid-it apo gripit dhe se kollitja është një nga simptomat më të shpeshta për të cilën pacientët vijnë në klinikë.

“Kollitja është një nga simptomat më të shpeshta për të cilat pacientët vijnë në klinikë. Është tregues i shpeshtë i sëmundjes, por edhe mekanizëm mbrojtës. Qëllimi i kollitjes është që të largohen substancat e dëmshme nga trakti respirator”, tha Lopiçiq Mirkoviq.

Ajo theksoi se gripi fillon me një temperaturë të lartë të papritur.

“Gripi fillon papritmas me temperaturë të lartë, e pasuar me kollitje, por meqë Covid-i tani po ndryshon, është e vështirë të dallojmë nëse po kollitemi nga Covid apo nga gripi”, tha Lopiçiq Mirkoviq dhe shtoi se gjithnjë e më shumë pacientë refuzojnë ardhjen në klinikë pas zhvillimit të temperaturës së lartë.

Ajo tha se ndryshimi mes infeksionit Covid, alergjisë dhe gripit është se me alergji nuk kemi temperaturë të lartë dhe dhimbje muskulore.

“Nëse një pacient kollitet më shumë se tre javë, kur kalon faza akute, duhet të kontaktojë mjekun. Më pas bëhen kërkime të mëtejshme. Shumë pacientë tashmë e dinë paraprakisht se janë alergjikë, kështu që gjatë periudhës së polenit e marrin terapinë në parandalimin e simptomave”, tha Lopiçiq. Mirkoviq.

Ajo theksoi se antibiotikët nuk ndihmojnë kur bëhet fjalë për gripin dhe Covid-in.

“Antibiotikët nuk ndihmojnë kur bëhet fjalë për gripin dhe Covid-in, sa i përket shurupit të kollit, nëse është kollë i thatë, duhet të përdorni shurupe bimore…Mjalti është gjithashtu shumë i mirë dhe vepron vetvetiu për të qetësuar receptorët e kollitjes”, tha Lopiçiq Mirkoviq.

SHARE