NUK KA KORRIDORE HUMANITARE NGA FRIKA E PROVOKIMEVE RUSE

Forcat ruse po rigrupohen, por nuk po mund të përparojnë askund në Ukrainë, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes. Hanna Malyar tha se forcat ruse po tentojnë të forcojnë pozicionet që veçse i kanë nën kontroll, por nuk po janë në gjendje të thyejnë mbrojtjen e Kievit. Një numër i njësive ushtarake ruse janë kthyer në Bjellorusi, përmes Çernobilit, për t’u rigrupuar dhe pas humbjeve të mëdha, pretendoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kremlini tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën, më 29 mars, dhe se sipas Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, pasi siç tha ka pasur mungesë të përparimit në bisedime deri më tani. Asnjë korridor për evakuimin e civilëve nuk do të jetë i hapur në qytetet e Ukrainës të hënën për shkak të kërcënimit të paraqitur nga ushtria ruse, sipas nënkryetares së qeverisë së vendit. Zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk tha se kishte raporte të inteligjencës rreth “provokimeve” të mundshme në ato zona.

SHARE