KB „DEÇIQ“ KALOI NË LIGËN E PARË TË BASKETBOLLIT TË MALIT TË ZI

Dje KB Deçiq ka luajtur kundër KB të Plevlës, me ç’rast edhe fituan e u bën pjesë e ligës së parë të basketbollit të Malit të Zi. KB Deçiq fitoi me rezultat 87:82. Me këtë rast, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i përgëzoi lojtarët KB Deçiq, për rezultatin e arritur në ndjeshjën e djeshme. „Mbas sukseseve konstante të klubit, përfundimisht mund të festojmë kalimin në Ligën e parë të basketbollit të Malit të Zi. Urime të sinqerta lojtarëve, trajnerit dhe stafit drejtues të KB “Deçiqit”. Ashtu sikur vepruam me klubin e futbollit Deçiq, si komunë do të mbështes fuqishëm edhe basketbollin!“ thuhet në postimin e Gjeloshajt.

SHARE