Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes së Gjeorgjisë, Levan Izoria, deklaroi se është e nevojshme të përdoren hapësirat për bashkëpunim me Gjeorgjinë në fushën e ekonomisë, veçanërisht në fushën e turizmit dhe të mundësohet shfrytëzimi i potencialeve në fushat ku ka interes të përbashkët.
Vujanoviq shprehu rëndësinë e organizimit të një forum biznesi, duke përfshirë dhomat e tregtisë midis dy vendeve, me shans për të shkëmbyer informacionet mbi mundësitë dhe drejtimet e atij bashkëpunimi.
Ministri i Mbrojtjes së Gjeorgjisë ra dakord se ka hapësirë për bashkëpunim në shumë fusha, veçanërisht në sferën e ekonomisë, dhe në këtë kuptim, bashkëpunimi mes dy qeverive dhe dhomave të tregtisë është me rëndësi dhe vlerë të veçantë.
Ai e vlerësoi takimin e tij me Ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, si shumë të dobishëm dhe theksoi gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.