MALI I ZI KRYESON ME INICIATIVËN A5

Në takimin e drejtuesve politikë të ministrive të jashtme të çështjeve të jashtme dhe mbrojtjes së Kartës amerikano-adriatike A5, të mbajtur sot në Podgoricë, formalizohet fillimi i kryesimit të Malit të Zi me këtë nismë rajonale, për herë të parë me statusin e një shteti anëtare të NATO-s.

“Gjatë presidencës së iniciativës A5, Mali i Zi do të jetë i angazhuar për ngritjen e nivelit të ndërveprueshmërisë, me fokus të veçantë në pjesëmarrjen e përbashkët në misionet dhe operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare, duke dëshmuar kështu se vendet e rajonit janë të gatshme për të kontribuar aktivisht në sistemin e sigurisë kolektive”, kumtuan nga Ministria e Jashtme e MZ.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të iniciativës A5, siç janë Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe vendet vëzhguese, Kosova,Sllovenia dhe Serbia.

“Gjatë dy sesioneve të punës, pjesëmarrësit diskutuan sfidat aktuale të sigurisë dhe të politikës në rajon, ndërsa fokus i veçantë i është kushtuar rëndësisë së politikës së dyerve të hapura të NATO-s, promovimi i të cilave është një nga prioritetet e presidencës malazeze” thuhet në kumtesë.

SHARE