NJË TËRMET ME MAGNITUDË 3.3 KA GODITUR BREGDETIN MALAZEZ

Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter ka goditur bregdetin malazez.

Sipas faqes së Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, rreth orës 16:10 është regjistruar një tërmet i lehtë me epiqendër 19 km në jugperëndim të Tivarit.

Ata shtojnë se bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën epiqendrore.

SHARE