ALARM I KUQ, SPANJA MBULOHET NGA BORA / ’ZBARDHET’ MAJORKA E BARCELONA, TEMPERATURA -20

Kur mendon për ishullin spanjoll të pushimeve, Majorka, në mendje të vijnë turistët me rrobebanjo që shijojnë një ditë plot diell, në plazh. Por në fakt, ishulli është mbuluar me borë dhe zyrtarët kanë lëshuar edhe një paralajmërim të kuq pasi 40 centimetra pritet të bien gjatë 24 orëve të fundit.

Stuhia Juliette e goditi ishullin e Majorkës të dielën, duke sjellë me vete erëra të acarta dhe mot të ftohtë. Qytetet e Majorkës janë mbuluar nga një shtresë e bardhë bore dhe temperaturat kanë rënë në -2 gradë celcius.

Reshjet e borës kanë bërë që rrugët të mbyllen në shumë rajone malore ndërsa banorët kanë qëndruar në shtëpitë e tyre për të evituar acarin.

Stuhia në fakt ka vendosur disa rajone të vendit në alarm për reshje bore dhe mot të ftohtë, duke zbardhur plotësisht edhe Barcelonën.

Kjo është në fakt stuhia e 10-të e sezonit dhe ka bërë që alarmi për mot të ftohtë të lëshohet në plot 30 provinca të Spanjës.

Në Lleida, në rajonin e katalonjës, autoritetet regjistruan temperëturën -18.6 gradë celcius të hënën në mëngjes.

Stuhia ndërkohë do të mbështjellë me temperatura të ulëta dhe erëra të forta të gjithë vendin, përfshirë edhe ishujt Baleare, deri të enjten.

Kohët e fundit duket se moti po cmendet kudo, e vecanërisht në spanjë.

Muajin e kaluar, Ibiza, destinacion i famshëm për pushime dhe festa, pa plazhet e saj t’i mbuloheshin me borë gjatë një vale të pazakontë të ftohti.

Edhe në vende të tjera të evropës ka patur probleme.

Në Kroaci qindra njerëz kanë kaluar natën në makina apo pika karburanti pasi një stuhi bore ndali trafikun. Edhe në Serbi e Bosnje, janë shënuar probleme pas një periudhe relativisht të ngrohtë.

SHARE