LARGIMI I 500 MIJË PERSONAVE NGA UKRAINA, KOMISIONERI I LARTË I OKB-SË APEL PËR NDIHMË VENDEVE FQINJE

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka njoftuar këtë të hënë se më shumë se 500,000 refugjatë janë larguar nga Ukraina për shkak të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë. Me anë të një postimi në Twitter, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, tha se vendet fqinje duhet t’i ofrojnë ndihmë humanitare dhe mbështetje popullit ukrainas në këtë gjendje lufte. “Unë e shoh të nevojshme që Komisioni Evropian të rrisë financimin për personel shëndetësor, ilaçe dhe ndihma të tjera të nevojshme”, shtoi Grandi. Nga ana tjetër, edhe komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson, në një kamp të lëvizshëm refugjatësh, në pikën kufitare Siret në Rumani deklaroi se Bashkimi Evropian ka treguar unitet në qëndrimin që ka mbajtur ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

SHARE