ALEANCA QYTETARE: TË PROPOZOHET KRYENEGOCIATORI PËR EVROPË SA MË PARË

Organizata joqeveritare Aleanca Qytetare, i bëri thirrje Kryeministrit të MZ, Dushko Markoviq, që të intensifikojë integrimet evropiane të Malit të Zi dhe apeluan te ai që sa më shpejt që të jetë e mundur të paraqesë kryenegociatorin dhe të vendosë mbi strukturën e ardhshme dhe përzgjedhjen kadrovike, që do të udhëheqin me procesin e negociatave.

Nga Aleanca Qytetare vlerësojnë se Mali i Zi , gjendet në pikën kthyese , sepse, siç thane ata,  si asnjëherë deri tani  në rrugën drejt BE, nuk është ndjerë kriza e vlerave evropiane  të  impulseve politike, ekonomike dhe social e që dikur ishin unike dhe të palëkundura.

Ata shtojnë se Mali i Zi,  kishte një qëllim të qartë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, e cila siç theksuan me të drejtë edhe i takon.

“Prandaj, nga konsensusi social në të cilin integrimet evropiane ishin prioritet, ne ju dërgojmë këtë apel në një kohë kur procesi i pranimit është ngadalësuar për disa arsye: proceset zgjedhore në vend, mungesa e dialogut politik dhe struktura mezi negociuese”,  thuhet në shkresën drejtuar Markoviqit.

E gjithë kjo, siç thanë ata, ndodh kur Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Claude Junker, qartë tregoi faktin se Mali i Zi, nuk është lider i integrimeve evropiane në rajon.

SHARE