RADULLOVIQ: REFUZOVA URDHRAT E KABINETIT TË KRIVOKAPIQIT PËR TË DËRGUAR NOTA PROTESTE NË OKB DHE BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Gjorgje Radulloviq, ka theksuar se tendenca e kryeministrit Zdravko Krivokapiq se dikush tjetër është fajtor për rënien evidente të Qeverisë është shqetësuese dhe se numri i konflikteve dhe grindjeve me partitë politike tregon se fajtori ka qenë gjithmonë i nevojshëm. Kreu i diplomacisë hedh poshtë edhe akuzat e kryeministrit se prej shtatorit ka punuar për formimin e qeverisë së pakicave. Radulloviq ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Krivokapiq, i cili mbrëmë në TVMZ, ndër të tjera tha se ministri i Jashtëm Gjorgje Radulloviq ka qenë zgjedhja e tij më e keqe dhe se “ai është dashur të përfaqësojë interesat e kësaj qeverie, brenda interesave të këtij vendi.” „E kuptoj plotësisht që të flasësh keq për të tjerët nuk është diçka etike dhe që i përshtatet karakterit dhe modelit tim të sjelljes. Megjithatë, kur dikush ju thërret publikisht me emër dhe mbiemër për ditë dhe madje javë, ndjenja e brendshme dhe morali do t’ju thonë të përgjigjeni – natyrisht, duke thënë të vërtetën,“ ka thënë Radulloviq. Kur bëhet fjalë për qëllimet e këqija, për të cilat kryeministri Krivokapiq nuk flet publikisht, ato janë të rrënjosura në faktin se unë refuzova disa urdhra të Kabinetit që mendoja se do të kishin pasoja të këqija dhe të paparashikueshme për Malin e Zi – siç janë protestat e BE-së dhe OKB-së për faktin se Kryeministri nuk ka marrë ftesa për Samitet e Ballkanit Perëndimor/BE dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. „Unë besoj se interesat e Malit të Zi janë mbi promovimin personal të çdo individi, ndaj “të qenit në baza luftarake” me BE-në dhe OKB-në, si atëherë, ashtu edhe tani, dukej shumë e keqe për vendin tonë dhe e paprecedentë,“ tha Radulloviq.

SHARE