MILLATOVIQ: BUXHETIT I MUNGON KOMPONENTI I PRITSHËM ZHVILLIMOR

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq përshëndeti prioritetin e fokusuar në mbështetjen sociale në buxhetin e propozuar të këtij viti, por shtoi se mungon komponenti i pritshëm zhvillimor.

“Duke analizuar strukturën e buxhetit të propozuar, është e rëndësishme të theksohet fokusi në mbrojtjen sociale dhe rritjen e pensionit minimal”, ka shkruar Millatoviq në rrjetin social X.

Ai theksoi se alokimi më i lartë i përqindjes për infrastrukturën e trafikut është i lavdërueshëm.

“Alokimi më i lartë i përqindjes vlen edhe për shlyerjen e borxhit, pra financat publike”, tha Milatoviq.

Ai tha se megjithatë në buxhetin e propozuar ka një përqindje më pak ndarje të mjeteve për sektorët kyç të ekonomisë malazeze, si turizmi dhe bujqësia.

“Është propozuar edhe përqindje më pak ndarje për shëndetësi, kulturë, arsim, shkencë dhe sport”, shtoi Millatoviq.

SHARE