Albin Kurti pohoi se kanë nisur konsutimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, për të cilën dha një afat.
Sipas kryeministrit të Kosovës, këto ditë do të jenë vendimtare për vulosjen e një ujdie, me shpresën që vendi të jetë një kryetar të ri shteti gjatë javës së ardhshme. “Kjo fundjavë do të jetë vendimtare”, deklaroi ai.
Deklaratën e tij, Kurti e bëri në kohën kur procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet në fokus të zhvillimeve politike teksa Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri.
Deri më 6 tetor, partitë duhet të gjejnë një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit, përndryshe vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare. Afati është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar konstatoi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të Kuvendit.








