STUHIA E DIMRIT NË SHBA: 56 VIKTIMA / ME DHJETRA TË BLLOKUAR NË MAKINA

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Buffalo të New Yorkut, pasi një stuhi dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut. Stuhia e borës pothuajse ka zënë nën vete Bufalon, pasi trashësia e borës ka shkuar deri në 2.5 metra.  Ndërkohë në totala në të gjithë zonat e prekura nga stuhia janë 56 viktima. Me dhjetra  njerëz mbetën të bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre. Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit”, shkroi ai në Tëitter. Më shumë viktima pritet të zbulohen, nërkohë,  pasi të nisë të shkrijë dëbora. Stuhia dimërore e quajtur “cikloni bombë” – nga sinoptikanët, ka sjellë  borë të dendur dhe erëra dhe ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA. Por ndërsa stuhia bllokoi njerëzit brenda, shumë u përballën me kushte të vështira edhe në shtëpi.  Stuhia shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të energjisë pasi nënstacionet elektrike u mbuluan me borë dhe madje u ngrinë, duke lënë njerëzit pa ngrohje. 

SHARE