KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT MIRATOI BUXHETIN PËR VITIN 2020

Sot është mbajtur seanca e fundit për këtë vitë e Kuvendit Komunal në Tuz, në të cilën për herë të parë u votua mbi buxhetin e plotë të Komunës për vitin 2020, ku të ardhurat totale janë paraparë të jenë në shumën prej 4.483.230,00 €. Këto mjete janë të sistematizuara për shpënzimet rrjellëse në shumën prej 1.530.886,00 € dhe mjetet për shpënzimet kapitale në shumën prej 2.266.344,00 €.

Para se të diskutohej për pikat e parapara të rëndit të ditës nga Kryetari i Kuvendit z. Fadil Kajoshaj u bë e ditur zëvendësimi i këshilltarës Albina Dreshaj nga Elizabeta Camaj dhe dorëheqja e Kryetarës së Komisionit Zgjedhor Xheneta Pepiq.

Kryetari i Komunës së Tuzit z. Nik Gjeloshaj përveç vendimit mbi buxhetin dhe miratimit të planit aksionar lokal për të rinjtë dhe vendimin mbi tatim në patundshmëri, propozoi edhe 2 pika të tjera mbi vendimin e kompenzimit vjetor për shfrytëzimin e hapsirës për objektet e paligjshme dhe mbi kriteret për shfrytëzimin e mjetëve rezerv të buxhetit aktual.

Buxhetin e Komunës për vitin 2020 e propozoi Kryesuesi i Sekretariatit për financa dhe zhvillim ekonomik Emin Haxhi i cili sqaroi se ky buxhet është punuar në bazë të projektit të propozuar nga Ministria e Financave dhe sipas shpenzimeve reale të vetë Komunës.

Mes debateve të shumta mes mazhorancës dhe opozites ku kryesisht Kryetari Gjeloshaj dhe Sekretari Haxhi arsyetuan çdo investim të paraparë, me shumicë votash u votua buxheti i Komunës për vitin e ardhshëm.

SHARE