RRITJE E GATISHMËRISË OPERACIONALE PËR SHKAK TË STUHIVE

Bazuar në raportin e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka treguar nevojën për rritjen e gatishmërisë operacionale, tha Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sipas informacioneve të Institutit, është bërë e ditur se ditën e martë, më 28 nëntor, një ciklon me qendër në veri të Evropës do të shkaktojë kushte të paqëndrueshme të motit në zonën tonë. Paralajmërohen reshje më intensive, reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima, si dhe ngjarje të motit afatshkurtër në vend. Sipas materialit prognostik, në fund të ditës dhe gjatë natës, intensiteti i reshjeve do të dobësohet, do të fryjë erë e fortë, e furishme dhe shumë e fortë nga jugu, ndërsa deti do të jetë i valëzuar deri në dallgëzim më të fortë. Gjithashtu për të premten dhe të shtunën priten sërish reshje më intensive dhe erë e fortë jugore”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në nivel lokal janë të mundshme probleme afatshkurtra me sasi të bollshme uji, veçanërisht në zonat urbane, në përrenjtë e rrëmbyeshëm dhe përgjatë rrugëve që përshkojnë shpatet malore.

„Kjo situatë meteorologjike mund të ndërhyjë seriozisht në aktivitetet e rregullta rutinë ditore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

SHARE