NGA SOT, RAUNDI I DYTË I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT PROFESIONAL

Të gjithë përdoruesit e mundshëm të Programit të Trajnimit Profesional për personat me arsim të lartë të fituar, të cilët pas raundit të parë të lidhjes elektronike të punëdhënësve dhe përdoruesve, kanë mbetur pa vend për formim profesional, pra punëdhënës, e kanë mundësinë që përmes raundit të dytë të Programit ta bëjnë nga sot deri më 29 nëntor, njoftoi Ministria e Arsimit.

Siç sqarojnë ata, raundi i dytë është nga sot në orën 10:00 deri të mërkurën, 29 nëntor 2023 në orën 15:00 dhe gjatë kësaj periudhe zgjedhin një nga punëdhënësit e mbetur përmes portalit eQeveria.

Të drejtën e pjesëmarrjes në raundin e dytë kanë vetëm ata që janë regjistruar tashmë, pra 145 prej tyre që nuk kanë marrë punëdhënës në raundin e parë, pra që nuk kanë plotësuar aplikimin.

Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin disa nga 13.108 vendet e mbetura të lira.

“Kandidatët do të kenë të drejtë të zgjedhin punëdhënësit deri të mërkurën, datë 29 nëntor 2023, ora 15:00 sipas procedurës së përcaktuar. Këtë vit janë shpallur 15.300 vende pune, nga të cilat 11.060 janë të sektorit privat dhe 4.240 nga sektori publik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

SHARE