- Serviret për (persona): 4 Persona
- Koha e pregatitjes: 10 min
- Koha e gatimit: 20 min
- Vështirësia: E lehtë
Shumë praktike këto qofte dhe shoqëruar me një gotë verë janë mrekullia vetë!
Përbërësit
- 1 gotë e gjysmë me oriz të zierë më parë
- 2 vezë
- 2 konserva të gatshme ton peshku
- 4 lugë gjelle misër
- 4 lugë gjelle miell
- kripë
- pak majdanoz dhe rigon.
Udhëzimet
- Në një tas të madh bashkoni orizin me vezët dhe i trazoni mirë.
- Shtoni pak kripë, rigon, misrat dhe tonin e peshkut.
- E trazoni mirë masën me duar.
- Në fund shtoni miellin dhe formoni me duar disa toptha të vegjël.
- Vendosini një e nga një në një tigan të skuqen .
- I shijoni të ngrohta.