Bardhi publikon projektin “Kalli”

Rap-artisti i njohur nga Kumanova, Bardhi ashtu siç kishte paralajmëruar ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

“Kalli” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Kënga është prodhim i ‘label’-it SBS Entertainment pjesë e të cilit Bardhi është që në nisje të karrierës.

Foto: Screenshot/YouTube

Ana vizuale e projektit erdhi me regji të Agon Gjinofcit dhe u realizua nga Weshoot Films.

Bardhi ndërkohë ka qenë mjaft aktiv gjatë kësaj periudhe të viti duke sjellur projekte të njëpasnjëshme.

“Kalli” vjen pas bashkëpunimit mjaft të suksesshëm që reperi solli pak javë më parë me rap-artisti tjetër, Majk.

“Përgjithmonë” ishte dueti i dytë më radhë i Bardhit me Majk dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.

Në anën tjetër, Bardhi është gjithashtu i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

SHARE