AMBASADA E SHQIPËRISE NË MAL TË ZI: DHURUESIT TË I’U PËRMBAHEN KËTYRE RREGULLAVE

Dëshirojmë të bëjmë dijë dokumentacionin që duhet të përgatisin shoqatat, individët apo çdo ent juridik që dëshirojnë të sjellin në Shqipëri ndihma humanitare për përballimin e situatës së rëndë të tërmetit që goditi Shqipërine me datë 26 nëntor 2019.

Dhuruesit duhet të hartojnë:

  1. Aktin e dhurimit shkresë të thjeshtë. Dhuruesi deklaron se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/ Thumanës sipas dëshirës së dhuruesit. Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe një koordinim sa më të shpejtë të shënohet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të RSH-së NIPT J92322004M
  2. Akti i dhurimit duhet të shoqërohet me listën e sendeve që dhurohen

 

Ambasada e Shqipërise

SHARE