FORCA: UNIONI I SINDIKATAVE TË LIRA I PËRFAQËSON QYTETARËT NË MËNYRËN E DUHUR

Dialogu që po zhvillon Unioni i Sindikatave të Lira me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit është mënyra e duhur për të përfaqësuar interesat e punëtorëve dhe të qytetarëve të Malit të Zi në përgjithësi, njoftuan nga Forca e Re Demokratike. Me iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, Srgja Kekoviq, në ambientet e Forcës së Re Demokratike në Ulqin është zhvilluar takim me deputetin e Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu. Siç është bërë e ditur nga Forca, në takim kanë marrë pjesë edhe Ivana Mihajlloviq, zëvendëssekretare e përgjithshme dhe Asllan Zeneli, komisioner për Komunën e Ulqinit. Temë e takimit, siç thanë ata, ishin iniciativat për miratimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondin e Punës dhe Iniciativa për miratimin e Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Falimentim. Iniciativat iu dorëzuan deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi dhe Unioni i Sindikatave të Lira i prezantoi arsyet dhe domosdoshmërinë e të njëjtës. Po ashtu, u diskutua edhe për pozitat dhe problemet e punëtorëve në kompanitë e falimentuara në Mal të Zi, e veçanërisht në komunën e Ulqinit,” thuhet në komunikatë.

SHARE