SOT ËSHTË MBAJTUR SEANCA E XXIV E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Sot është mbajtur seanca e XXIV e Kuvendit të Komunës së Tuzit.  Në seancë ishin të parapara 11 pika të rendit të ditës të cilat u miratuan me shumicë votash pa prezencën e opozitës. Pika e parë propozimi i vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e vendimit mbi buxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2022 u propozua nga sekretari për financa, Driton Gjokaj i cili theksoi që ribalanci i buxhetit bëhet për shkak të rritjes së të ardhurave për tatim në patundshmeri. Buxheti për vitin 2022 ishte planifikuar në shumë prej 7,9 milion EUR, ndërsa me ribalanc ai do jetë 8 milion e 700 mijë EUR që është rritje prej 170.000 EUR. Me ribalanc do shtohet edhe përkrahja me subvencione në sektorin e bujqësisë nga 344 mijë EUR të planifikuara në 544 mijë EUR. Gjithashtu pika e dytë propozimi i konkludimit mbi pranimin e raportit gjysëm vjetor mbi të ardhurat e përgjithshme dhe shpenzimet e bëra totale të shprehura në përputhje me klasifikimin organizativ, funksional dhe ekonomik u prezantua nga sekretari Gjokaj i cili theksoi që është i kenaqur, ku deri me 30 qershor 2022 buxheti është realizuar mbi 2 milion EUR që është 34.66%. Pika e tretë e rendit të ditës ishte propozimi i konkludimit mbi miratimin e raportit vjetor mbi realizimin e programit vjetor të kryerjes së veprimtarive komunale të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar komunale Tuz për vitin 2021. Drejtori i SHPK „Komunale“ Nikollë Camaj sqaroi që kjo shoqëri ka vazhduar të mirëmbajë komplet hapësirën e Malësisë. Ai shtoi se ndërmarrja ka punuar me bilanc pozitiv, por që borxhi i qytetarëve për vitin e kaluar është 130 mijë EUR ku ai rritet dhe fakturohet dhe sot është 160 mijë EUR. Pika e katërt ishte propozimi i vendimit mbi shpërndarjen e fitimit të realizuar të SHPK „Komunale“ Tuz për vitin 2021, ku u prezentua nga sekretari për zhvillim ekonomik Shefko Kurpejoviq i cili theksoi se 90 mijë EUR nga të ardhurat e fituara të kësaj ndërmarrje do transferohen për blerjen e një eskavatori e cila do të jetë në shërbim të komunales, ndërsa tenderi është shpallur sot. Pika e pestë dhe e gjashtë u prezantuan nga sekretarja për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj. Propozimi i vendimit për perdorimin e stemës dhe flamurit të Komunës së Tuzit, pasi që deri më tani nuk ka pasur vendim për perdorimin dhe tani mori pëlqimin e Qeverisë. Gjithashtu sqaroi edhe vendimin për bashkëfinancimin e projekteve nga fusha e kultures. Ky vendim përcakton se të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs kanë personat fizik dhe juridik me vendbanim në Komunën e Tuzit të cilët janë të regjistruar për kryerjen e veprimtarive kulturore por jo OJQ apo institucion që është pjesë e buxhetit. Pika e shtatë u prezantua nga nënkryetari i Komunës Ivan Ivanaj e që ishte propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendimit mbi ndryshimin e vendimit mbi themelimin e këshillit organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës të Komunës së sapoformuar të Tuzit. Ku përfaqësues i Qeverisë në komisionin e përbashkët të Tuzit dhe kryeqytetit do të jetë, Agron Camaj. Gjithashtu nënkryetari Ivanaj sqaroi pikat tetë dhe nëntë e që ishte verifikimi i vendimit mbi përfundimin e funksionit të drejtorit ekzekutiv të SHPK ujësjellësi dhe kanalizimi Tuz mbas dorëheqjës së Esmin Beqoviq nga ky post dhe pika nëntë ishte vendimi mbi emërimin e Admir Bijoraç drejtor i ri i SHPK ujësjellësi dhe kanalizimi Tuz. Pika e dhjetë ishte aktvendimi i mbi emërimin e jurisë për ndarjen e çmimit 15 dhjetori të Komunës së Tuzit për vitin 2022 ku këshillari Gjergj Camaj si kryetar i trupit punues propozoi për kryetar Emin Haxhi ndërsa anëtarë Elvir Lekiq, Mirsada Suleviq, Violeta Vulaj dhe Rabie Beqaj. Pika e njëmbëdhjetë i takoi sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural ku u prezantua nga drejtuesja e tij, Ismeta Gjoka e që ishte vendimi mbi përcaktimin e zonave akustike në territorin e Komunës së Tuzit me qellim të mbrojtjes së njerëzve nga zhurmat në mjedis.

SHARE