MPB: TË GJITHA ZJARRET JANË NËN KONTROLL

Foto: MPB / MUP

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi njoftoi se mëngjesin e sotëm në disa qytete të vendit janë aktive vatra zjarri, por situata po mbahet nën kontroll.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zjarre aktive janë raportuar në Podgoricë, Herceg Novi, Danillovgrad, Kollashin, Cetinë dhe Nikshiq, ndërsa në disa zona zjarret janë vënë nën kontroll. Për shuarjen e zjarreve nga ajri, autoritetet kanë kërkuar angazhimin e mjeteve ajrore në zonat ku situata paraqitet më e rënduar.

Avionët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe helikopterët e Ushtrisë së Malit të Zi do të angazhohen në varësi të situatës në terren dhe nevojave të ekipeve të emergjencës.

Shërbimet kompetente ndodhen në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, ndërsa koordinimi i të gjitha kapaciteteve në dispozicion po vijon me synim reagimin e shpejtë dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve.

SHARE