BISEDIME PA REZULTAT / KURTI NEGOCION ME ABDIXHIKUN, PDK DHE LDK VIJOJNË PROTESTËN PARA QEVERISË

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se bisedimet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të vijojnë në përpjekje për tejkalimin e ngërçit politik dhe se palët folën për emra konkretë për presidentin e ardhshëm.

Edhe Abdixhiku theksoi se kandidatët janë në përputhje me kriteret dhe vlerat që kërkohen nga palët.

Takimi Kurti-Abdixhiku u zhvillua në një kohë kur pjesa tjetër e opozitës po vijon protestat para selisë së qeverisë, duk kërkuar konstituimin pa vonesë të kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, akuzoi Kurtin se po shmanget nga përgjegjësia.

“Sot Albin Kurti, ashtu siç e ka edhe traditë edhe në doktrinën e tij politike, sërish po fshihet, sërish iku përmes rrugëve ilegale, klandestine, duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Dhe fshehja është doktrinë e tij politike, Albin Kurti është fshehë në Rambuje, kur ne theksuam nënshkrimin e lirisë sonë, Albin Kurti është fshehë në Vjenë kur ne e negocionim pavarësinë tonë, Albin Kurti është fshehë, në ditën kur flamuri jonë u prezantua në Kuvendin e Republikës, Albin Kurti u fsheh në ditën e shpalljes së pavarësisë”, tha Behrami.

Forcat opozitare bënë të ditur se nuk do t’i ndalin protestat derisa Vetëvendosje të rikthehet në parlament për t’i hapur rrugë funksionimit normal të institucioneve.

SHARE