Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive vendosi dje, me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, të shfuqizojë të gjitha masat e veçanta kundër përhapjes së koronavirusit në komunat në rajonin verior, për të barazuar orarin e punës të ambienteve hotelierike në të gjithë vendin.
Gjithashtu ata njoftuan se do të lejojnë muzikë live në ambientet e hotelierisë.
Pasi masat dhanë rezultate, thanë ata, u krijuan kushte për shfuqizimin e masave të caktuara me qëllim të normalizimit të jetës dhe interesave të ekonomisë.
Restorantet, kafenet dhe baret mund të punojnë nga ora 6 deri në 24 në ambiente të mbyllura në tryez të ulur dy persona ndërsa terracë 4 persona.