VELOVIQ:  TË FORMOHET FRONTI MË I GJERË NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR

Komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje sot, me votat e shumicës në pushtet, e mbështeti propozimin që Vesellin Veloviq të jetë drejtor i Drejtorisë së Policisë dhe i propozoi Kuvendit të Malit të Zi, që ta emërojë atë në atë funksion.

Kryetari këtij Këshillit Obrad Stanishiq tha në fillim të seancës se ardhjen e kanë paralajmëruar edhe deputetët e Frontit Demokratik, por  që ata nuk u paraqitën. Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Mevlludin Nuhoxhiq, tha se ai propozoi Veloviqin si Drejtor të Drejtorisë së Policisë, duke pasur parasysh rezultatet e mëparshme në atë funksion.

Veloviq tha se me rastin e marrjes së vendimit për tu paraqitur në konkurs ai kishte motivin e vetëm, duke iu referuar dy dekadave përvojë pune të.kontribuoi në ruajtjen dhe përmirësimin e ambientit të qëndrueshëm të sigurisë në Malin e Zi.

Ai situatën e sigurisë në Malin e Zi, e vlerësoi  si të kënaqshme dhe tha se  vëmendje të veçantë do t’i kushtoi zgjidhjes së çështjeve kyçe të sigurisë dhe përmirësimit të metodave dhe kapaciteteve për të luftuar krimin e organizuar.

 

 

 

 

 

SHARE