Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, deklaroi se qyteti më jugor i Malit të Zi do të fitoi shtatoren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të duhej të vendoset në rrethrrotullim, në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit.
Këtë lajm për Portalin Ul-info e vërtetoi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë kanë fituar pëlqimin nga Ministria e Kulturës së MZ.
Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar.
Ndryshe, këtë vit shënohet 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Përndryshe, ai në Ulqin kishte shtëpinë, të cilën pas vdekjes së tij në vitin 1468 e trashëguan kushërinjtë e tij, shkruan Portali Ul-Info.