PEJANOVIQ – DAVIJE: MBËSHTETJE E OSBE-së NË RRUGËN DREJT BE-së

Ministria e Brendshme e Malit të Zi, edhe në periudhën e ardhshme mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Malin e Zi, në dritën e proceseve integruese në rrugën drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht në drejtim të plotësimit të kritereve nga kapitujt 23 dhe 24, deklaroi shefja e misionit ambasadorja Maris Davije.

Me Davije, bisedoi sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të MZ, Dragan Pejanoviq.  “Bashkëpunimi cilësor ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Malin e Zi (OSBE) në periudhën e mëparshme është një rekomandim për një vazhdim dinamik të aktiviteteve të përbashkëta dhe nisjen e projekteve të reja”, u kumtua gjatë takimit.

Siç u kumtua nga ky resor qeveritar, takimi ishte një mundësi që Pejanoviq të njoftoi Davije dhe zëvendës shefen e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së, Siv Ketrin Letro, me aktivitetet e mëparshme në fushën e masave parandaluese dhe nisjen e iniciativave kombëtare dhe rajonale në fushën e luftimit të ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe me aktivitetet e planifikuara në fushën e reformës së sektorit të policisë dhe dinamikën e zbatimit të tyre.

Duke marrë parasysh specifikat e policisë si organ i zbatimit të ligjit, si dhe kompleksitetin dhe kërkesat e detyrave me qëllim të arritjes së standardeve më të fundit të profesionit, kjo, siç shpjegohet nga takimi, do të përqendrohet në disa drejtime të rëndësishme  të veprimit, miratimit dhe zbatimit efektiv të Ligjit të ri për Punë të Brendshme, riorganizimin e strukturës, si dhe në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.   “Në periudhën e ardhshme, aksenti i Ministrisë së Brendshme do të jetë forcimi i kapaciteteve për të luftuar krimin e organizuar dhe të gjitha format e krimit të rëndë, duke përfshirë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, është kumtuar gjatë takimit.

SHARE