Interi refuzon ofertën e PSG-së për Skrinarin – një lojtar dhe 60 milionë euro

Paris Saint-Germain ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur Interin që të zbusë disi kërkesën për Milan Skriniar.

Parizienët kanë bërë ofertën e katërt për 27-vjeçarin, duke ofruar plot 60 milionë euro plus Julian Draxler, e cila si vlerë i bie të shkojë mbi 70 milionë euro në total, raportojnë mediet italiane.

Arritja e marrëveshjes duket shumë e afërt, duke ditur edhe faktin se vetë mbrojtësi e dëshiron këtë lëvizje. Ndërkohë nga PSG-ja presin që nesër ose maksimumi pasnesër të kenë një përgjigje për mbrojtësin e tyre të preferuar.Lexo po ashtu:PSG beson se mund ta blejë Skriniarin për 60 milionë euro

Në Paris sllovaku raportohet se do të fitojë 7.7 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Java vendimtare për të ardhmen e Skriniar ka nisur dhe tashmë do të shihet nëse Inter do ta pranojë këtë ofertë, e cila do e mbushte mjaftueshëm arkën e “zikaltërve”. /Telegrafi/

SHARE