ORA E KRYEMINISTRIT TË MARTËN

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq të martën do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve, në një seancë të posaçme të Kuvendit të dedikuar “orës së kryeministrit”.

Siç është njoftuar nga Kuvendi, pyetjet drejtuar Kryeministrit të Malit të Zi duhet të dorëzohen me shkrim të paktën 72 orë para fillimit të seancës, ndërsa afati për pyetjet e deputetëve është të paktën 48 orë para mbajtjes së saj.

Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, duke filluar nga ora 12:00.

SHARE