MANDIQ: REZOLUTA PËR JASENOVAC DO TË JETË NË RENDIN E DITËS SË KUVENDIT

Rezoluta për gjenocidin në Jasenovac do të jetë në agjendën e Kuvendit të Malit të Zi, tha kryeparlamentari Andrija Mandiq.

Kështu ai u tha gazetarëve në Kuvend, i pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Mali i Zi kurrë nuk do të miratojë rezolutë për Jasenovac.

Mandiq ka thënë se rezoluta e propozuar për gjenocidin në Jasenovac do të jetë në agjendën e Parlamentit të Malit të Zi.

“Siç e dini, shumica e deputetëve e kanë nënshkruar dhe nuk kam dyshim se të gjithë do t’i përmbahen nënshkrimit, i cili është i detyrueshëm, të paktën në jetën politike, si dhe në marrëdhëniet njerëzore,” tha Mandiq.

SHARE