KE-ja DËRGON NJË OPINION MBI LIGJET GJYQËSORE

Seanca e Qeverisë nuk do të mbahet sot, pasi Komisioni Evropian ka bërë të ditur opinionin e tij për një sërë ligjesh, para së gjithash në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit, mëson portali i RTMZ.

“Seanca e sotme e Qeverisë po shtyhet për shkak se Komisioni Evropian ka kërkuar që të presim opinione për tërë grupin e ligjeve, para së gjithash në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimeve të mëparshme seanca ishte paraparë të mbahej të shtunën, por ajo u shty.

Deri në fund të qershorit, Qeveria duhet të përcaktojë propozimet e disa ligjeve në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse kjo është e rëndësishme për opinionin pozitiv të Komisionit Evropian.

Në radhë të parë nënkuptojmë ligjet për konfiskimin e përfitimeve pasurore të fituara me veprimtari kriminale, për gjyqtarët dhe Këshillin Gjyqësor, për prokurorinë speciale dhe Kodin e Procedurës Penale.

Gjithashtu, siç tha edhe më herët Qeveria, është e nevojshme të miratohen një sërë ligjesh për media.

SHARE