FUSHATA “ÇMIME TË KUFIZUARA” SOLLI REZULTATE: NUK KA INFLACION, PO MENDOHET VAZHDIMI I FUSHATËS

Fushata “Çmime të kufizuara” e cila filloi në fund të marsit dha rezultate të shkëlqyera, kështu që në prill nuk pati inflacion, theksoi zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj.

Në njoftimin e kabinetit të Gjeloshajt, thuhet se inflacioni krahasuar me muajin mars ka qenë 0.1 për qind.

Gjeloshaj tha se vetë aksioni u reflektua veçanërisht në segmentet që ata synonin, përkatësisht uljen e çmimeve, jo thjesht ndalimin e rritjes së tyre, pastaj ndalimin e inflacionit dhe promovimin e produkteve vendase.

“Nuk pres asgjë më pak për muajin maj”, tha Gjeloshaj.  

Gjeloshaj po ashtu ka bërë të ditur se gjatë javës mund të priten vendime të reja në këtë drejtim.

“Opsioni që po shqyrtojmë aktualisht është të zgjasim kohëzgjatjen e aksionit gjatë sezonit turistik – pra të mbajmë grupin “I” në të cilin janë pesë produkte bazë nga aksioni i vlefshëm “çmim i kufizuar”, me përcaktimin e një grupi të ri për produktet vendase”, shpjegoi ai.

Zëvendëskryeministri pret që të gjitha detajet e vendimit të ri të prezantohen deri në fund të javës.

“Vërehet se Ministria do të monitorojë zbatimin e tij dhe do të reagojë ndaj çdo aplikimi jo konsistent të zinxhirëve tregtarë në lidhje me produktet vendase. Pas analizimit të efekteve të këtyre aksioneve, nga shtatori do të rinovojmë vendimin e bazuar në përvojën dhe rezultatet e arritura”, përfundoi Gjeloshaj.

SHARE