MALI I ZI DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESË SHQIPËRINË NË RRUGËN E SAJ DREJT BE-së

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq, ka takuar sot ambasadorin e Shqipërisë, Ridi Kurtezi, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi. “Vendet tona kanë një prioritet të përbashkët të politikës së jashtme – anëtarësimin në BE. Ne duam të shohim se fqinjët tanë po bëjnë përparim në atë rrugë dhe kjo është arsyeja pse Mali i Zi do të vazhdojë të ndajë përvojën e tij nga procesi i negociatave dhe në këtë mënyrë t’i ofrojë mbështetje Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për t’u anëtarësuar në Union,” tha Marovi në takim. Ajo e njoftoi Kurtezin me aktivitetet aktuale dhe të planifikuara në fushën e integrimeve evropiane, duke theksuar se fokusi i punës së Qeverisë së Ministrisë së Çështjeve Evropiane është përmbushja e masave provizore dhe përfundimtare në kapitujt 23 dhe 24, deri në fund të vitit. Ajo shprehu pritshmërinë që të gjitha institucionet dhe degët e pushtetit të bëjnë pjesën më të mirë të tyre dhe të kemi rezultate të matshme në fushën e sundimit të ligjit. Ambasadori Kurtezi i uroi një mandat të suksesshëm zëvendëskryeministres Maroviq dhe përgëzoi Malin e Zi për pozitën e tij udhëheqëse në procesin e integrimeve evropiane. Ai vlerësoi se në përgjithësi marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore dhe se ato mund të shërbejnë si shembull për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se pakicat shqiptare ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si një mbështetje e fortë për bashkëpunimin mes dy vendet. Bashkëbiseduesit u pajtuan se krahas marrëdhënieve thelbësore dhe të mira politike, është e nevojshme të punohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, gjë që mund të kontribuojë me vazhdimin e dialogut ndërshtetëror në seancat e përbashkëta të dy qeverive. Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, ka pritur sot ambasadorin e Shqipërisë, Ridi Kurtezi. Takimi ishte një mundësi që bashkëbiseduesit të theksojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve, si dhe të theksojnë bashkëpunimin rajonal që është në interes të përbashkët. Me atë rast, ministri vuri në dukje vullnetin e mirë për përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, e cila është në fund të fundit e rëndësishme për perspektivën evropiane të dy vendeve. Ambasadori Kurtezi vuri në dukje rëndësinë e respektimit të të drejtave të pakicave dhe kontributin e tyre për një mjedis stabil heterogjen. Duke pasur parasysh se të dyja vendet janë destinacione turistike, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e kalueshmërisë së kufijve në vendkalimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik.

SHARE