KE: MALI I ZI DHE BE MË AFËR SE KURRË

Foto: Ilustrim

Bashkimi Evropian (BE) dhe Mali i Zi, pas 14 vitesh negociatash, janë më afër se kurrë më parë, ka njoftuar Komisioni Evropian (KE).

Nga Komisioni Evropian u bë e ditur se javën e kaluar është bërë një hap historik, është miratuar formimi i një grupi pune për hartimin e Traktatit të Aderimit të Malit të Zi në BE, për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në Union në vitin 2013.

“Mali i Zi është shteti më i afërt për t’u bërë anëtar i BE-së dhe ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj të ardhmes së tij evropiane”, kanë deklaruar nga Komisioni Evropian në një postim në rrjetin social Instagram.

SHARE