EVROPA TANI SHKON NË ZGJEDHJE E VETME; SPAJIQ, BARTËS I LISTËS

Bordi kryesor i Lëvizjes „Evropa Tani“ ka vendosur që partia të kandidojë e pavarur në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Kjo, siç u tha gazetarëve pas seancës lideri i partisë Millojko Spajiq, ishte një vendim që u mor unanimisht.

Spajiq tha se do të jetë bartës i listës zgjedhore.

Spajiq tha se ata janë të bindur se të gjithë në Evropa Tani do të arrijnë të njëjtin qëllim – një Mal të Zi më demokratik, më të shëndetshëm dhe më të pasur.

Gjithashtu, Spajiq tha se Malin e Zi Demokratik dhe LQ URA i shohin si partnerë të ardhshëm dhe se janë të gatshëm për marrëveshje paszgjedhore.

Ai tha se në seancën e Bordit është propozuar që lista të quhet “Evropa Tani dhe qytetarët”, por se ende duhet të definohet përfundimisht.

SHARE