RAMA: BRENDA VITIT, SHQIPËRIA EKSPORTUESE E ENERGJISË NETO

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e sotme me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë nga SHBA dhe BE, tha se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht. Kreu i qeverisë tha se me resurset energjitike të Shqipërisë, me të cilat po punohet do t’i jepet shtysë pavarësisë energjitike. Ai shtoi se ëndrra e gjatë e Skavicës që do rrisë me 20%  prodhimin e energjisë. Rama theksoi se së bashku të zhvillojnë atë që është program i rëndësishëm, program ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin, është vlerë e shtuar që ky ndryshim do jetë i mundur përmes aktorëve që mbërrijnë nga vendet e gjithë botës. „Investimi për të dalë jashtë për të kapërcyer këtë situatë, janë investime që kërkojnë kohë. Jemi këtu së bashku të rendim pa humbur kohë, dhe për Shqipërinë është një shenjë e mire, duhet të ecim para me këto projekte. Disa vite më parë kërkush as mund ta imagjinonte ndërsa sot e kemi në dorë për ta bërë të mundur,“ tha Rama.

SHARE