NGA SOT, TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE MË TË LIRA

Foto: Shutterstock

Të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi janë më të lira nga sot, më 10 nëntor.

Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, benzina Eurosuper 98 do të kushtojë 1.73 euro për litër, 12 centë më lirë, ndërsa Eurosuper 95 do të kushtojë 1.69 euro, po ashtu me ulje prej 12 centësh.

Nafta do të kushtojë 1.95 euro për litër, dy centë më lirë, ndërsa vaji për ngrohje do të shitet me çmim prej 1.90 euro për litër.

Ulja e çmimeve vjen pas vendimit të Qeverisë së Malit të Zi për uljen e akcizës për naftën me 10 për qind.

Llogaritja e ardhshme e çmimeve do të bëhet më 16 nëntor, ndërsa çmimet e reja do të zbatohen nga 17 nëntori.

SHARE