Megan Thee Stallion në “Met Gala 2022” do të vishet nga marka Moschino

Superylli i repit, Megan Thee Stallion, do të marrë pjesë në “Met Gala 2022”, mund ta konfirmojë ekskluzivisht Page Six Style.

Burime të shumta thonë se këngëtarja 27-vjeçare do të veshë një dizajn Moschino nga Jeremy Scott. Megjithatë, detajet e veshjes së saj me porosi nuk janë bërë të ditura.

Tema e këtij viti është “Në Amerikë: Një Antologji e Modës” – pas “Në Amerikë: Një Leksikon i Modës” të vitit të kaluar – dhe kodi i veshjes kërkon “ekstravagancë të praruar”, sipas Vogue.

Megan eci në tapetin e gjatë në Muzeun Metropolitan të Artit në New York për herë të parë në vitin 2021 , e veshur me një fustan ngjyrë rozë, të zbukuruar me kristale.Lexo po ashtu:Met Gala 2022 – Çfarë duhet të dini për një nga netët më të mëdha të modës

Met Gala mbahet çdo vit të hënën e parë të majit dhe konsiderohet si një nga netët më të mëdha të modës.

Blake Lively, Ryan Reynolds, Regina King dhe Lin-Manuel Miranda janë emëruar si prezantueset e këtij viti. /Telegrafi/

SHARE