ABAZOVIQ: JAM I BEFASUAR POZITIVISHT SE SA KREATIVË JANË FËMIJËT TANË

“E ardhmja e Malit të Zi dhe edukimi i tij është të ecim drejt arsimimit më të madh teknologjik dhe, duke përdorur teknologji moderne në forma të ndryshme veprimi, të punojmë me më të rinjtë tanë në mënyrë që t’i përgatisim ata në mënyrë adekuate për të ardhmen. Sot fëmijët treguan fytyrën krijuese të Malit të Zi”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, në hapjen e takimit të organizuar nga British Council me rastin e programit arsimor pesëvjeçar “Shkollat ​​në shekullin 21” dhe projektit”Mësimdhënësi në shekullin 21″. Zevëndëskryeministri Abazoviq theksoi se është mirënjohës ndaj Këshillit Britanik për zhvillimin e një projekti të tillë në Mal të Zi dhe vendet e tjera të rajonit, duke thënë se të rinjve i’u dha një shans në këtë mënyrë, të cilin lirisht mund të themi se e kanë shfrytëzuar, që është një motiv më shumë për të gjithë ne, por edhe një detyrim i Qeverisë së Malit të Zi për të mbështetur edhe më fort shkrim-leximin dixhital, zhvillimin teknologjik dhe shoqërinë e informacionit, të cilat duhet t’i përdorim në të ardhmen si avantazhin tonë komparativ. “Jam i impresionuar nga ajo që pashë dhe jam i lumtur që jam sot me ju. Jam i befasuar pozitivisht se sa kreativë janë fëmijët tanë, sa i kuptojnë problemet e komunitetit dhe sa janë në hap me kohën, në mënyrë që lirisht të shërbejnë si shembull për të rriturit”, ka theksuar Abazoviq. Zëvendëskryeministri përfundoi fjalimin e tij duke theksuar se cilësia e krijimit të burimeve njerëzore dhe shkrim-leximi digjital i qytetarëve që në moshë të re do të nënkuptojë një burim të madh që Mali i Zi duhet ta përdorë edhe në të ardhmen.

SHARE