PËR BESIMTARËT KATOLIKË DO TË KETË PUSHIM MË 29, 31 MARS DHE 1 PRILL

Ditë pushimi për Pashkët Katolike janë të premten 29 mars, të dielën 31 mars dhe të hënën 1 prill, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Me rastin e festës fetare të Pashkëve, për punonjësit katolikë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale lëshon një njoftim për mediat: Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi, Nr. 56/93), besimtarët e besimit katolik romak kanë të drejtë në pushim të paguar, për të festuar festat fetare të Premten e Madhe dhe Pashkët, përkatësisht: e premte 29 mars, e diel 31 mars dhe e hënë 1 prill”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Departamenti thekson se organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.

SHARE